Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Fier, në fshatin Cerkovinë, i cili ka shkaktuar vdekjen e një të reje, ndërsa një vajzë tjetër është në gjendje kriktike për jetën.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferja 25 vjeçare Anxhela Çapo ndërsa vajza tjetër, Silvi Muha 22 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. Siç shihet dhe nga pamjet, makina është përmbysur dhe trupi i viktimës është hedhur rreth 300 metra larg makinës dhe është dërrmuar.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes së makinës nga rruga prej shpjetësisë së lartë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit", thotë policia.

Viktima Anxhela Çapo dhe foto nga vendi i ngjarjes

1611687343_makian.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Aksidenti i rëndë në Vlorë-Fier, trupi i viktimës 25 vjeçare hidhet rreth 300 metra larg makinës

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Vlorë Fier mbrëmjen e sotme, ku humbi jetën një e re ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Viktima e cila mendohet të jetë rreth 25 vjeçe, nga përplasja është hedhur rreth 300 metra larg makinës.