Sa herë që Shqipëria hyn në ciklin e zgjedhjeve skena politike dhe institucionet përsëritin të njëjtin skenar shqetësimin e papritur të shfaqur çdo katër vjet, për mungesën e dokumenteve të komunitetit rom.
Kështu është shprehur kryeplaku i komunitetit rom në Baltëz të Fierit Latif Kazanxhiu. Sipas tij një kartë identiteti kushton 1200 lekë dhe ky çmim nuk e varfëron komunitetin rom. Ne kemi nevojë për shërbimet bazike të cilat na mungojnë thotë ai.
“Ne duam shërbimet bazike, një kartë nuk është një shërbim. Pjesa më e madhe janë të pajisur me kartë identiteti. Ne duam shërbime bazike ka mungesë të ujit, të infrasktrukturëas Kemi 36 vite që rropatemi nëpër zyra për një certifikatë pronësie. Kjo është ajo që duam”, tha Latif Kazanxhiu.
Ai ka pohuar gjithashtu se për komunitetin rom pushtetet vendore kujtohen vetëm në prag të fushatave elektorale me disa investime minimale që nuk e rrisin aspak cilësinë e jetesës.
“Sa herë që bëhen zgjedhjet, ata thonë hajde t’i japim një shërbim komunitetit rom”, thotë ai.
Ai ka pohuar gjithashtu se ndihen një komunitet i keqpërdorur gjatë zgjedhjeve teksa ka apeluar që të kthehen sytë realisht nga ky komunitet.
"Ata na ofrojnë kartën e identitetit për të votuar. Gjatë fushatava vijnë bëjnë ndonjë rrugicë të vogël dhe kur të kujtohen tani. Shërbimet kanë rënë fare. I ktheni sytë nga komuniteti rom se kemi probleme. Ne nuk kemi një njeri që të na përfaqësojë në parlament. Na shikojnë si njerëz të dorës së dytë”, përfundon ai.
Vetëm pak ditë më parë Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, dhe shoqërisë “identiTek” sh. a, për të gjetur një zgjidhje për qytetarët e komuniteteve rome dhe egjiptiane të cilët ndodhen në vështirësi ekonomike të pajisen me dokumente të vlefshme identifikimi në mënyrë që të mos u kthehet pengesë për pjesëmarrjen në zgjedhje.











Komente
Komento