Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot Fushë. Një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arat bujqësore duke iu afruar ndjeshëm shtëpive të banimit.
Fatmirësisht nuk ka pasur të aksidentuar me pasoja, përveç lëndimeve të lehta të drejtuesit të kamionit. Në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila kreu veprimet procedurale.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sipas të dhënave të para, moti me lagështi ka bërë që mjeti të rrëshqasë dhe drejtuesi të humbë kontrollin.
Komento