Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan Metalurgji në Elbasan.
Një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Vendi ku është përplasor këmbësorja e cila është një e moshuar, është i larë në gjak, ndërsa aty ka mbetur njëra këpucë e saj.
Menjëherë pas aksidentit shoferi është shoqëruar në komisariat dhe do të merret në pyetje.
Ende nuk dihen detaje të tjera se si ka ndodhur aksidenti dhe se i kujt ka qenë faji. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.