Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike i ka gati amendamentet për buxhetin 2027 që të enjten do të kalojë në Kuvend. Gazment Bardhi thotë në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv se amendamentet do të prezantohen duke filluar nga nesër, gjatë dy ditëve në vijim.
“Grupi i ekspertëve dhe deputetët e grupit të PD kanë gati amendamentet që do të depozitohen gjatë dy ditëve në vijim që e kthejnë buxhetin në duart e qytetarëve. Nesër dhe pasnesër opinioni publik do të njihet me propozimet tona ku në fokus janë qytetarët”, tha Bardhi.
Për përjashtimin me 60 ditë të 6 deputetëve, Bardhi thotë se është caktuar data për seancën në Gjykatën Administrative. Pavarësisht situatës që kjo ka krijuar, kreu i grupit të PD thotë se betejat kanë vijuar pa pengesa.
“Nuk di të them. Në dijeninë time ka caktuar gjykata një datë por nuk e kam të fiksuar. Përjashtimi i gjysmës së grupit parlamentar të PD është akt korrupsioni, e paprecedent. Është në kundërshtim të rregullores së Kuvendit. Grupi parlamentar ka mjaftueshëm burime njerëzore dhe kjo s’e ka penguar të vijojë betejeat”, tha Bardhi.
Këtë javë Partia Demokratike do t’i drejtohet këtë javë Gjykatës Kushtetuese për hartën e re territoriale.
Lajm në përditësim...
Këtë javë Partia Demokratike do t’i drejtohet këtë javë Gjykatës Kushtetuese për hartën e re territoriale. Lajmi u bë me dije nga Gazment Bardhi në një intervistë për Report Tv, ku tha se reforma u miratua në mënyrë të njëanshme.
“Ne kemi vijuar punën në komisionin e reformës zgjedhore, të ndërgjegjshëm që Shqipëria ka nevojë për garanci të forcuara për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fokusi ynë ka qenë te shqetësimet që ka ngritur ODIHR-i sa i takon shkrirjes së partisë me shtetin. Kemi paraqitur platformën dhe paketën tonë ligjore për ndryshimet e nevojshme, në reflektim të rekomandimeve të ODIHR-it. Mazhoranca s’ka qëllim të reflektojë standardet e ngritura nga ODIHR-i.
Ajo është një urgjencë e sajuar nga grupi i PS-së, që në mënyrë të njëanshme ka miratuar një reformë territoriale elektorale. Grupi ynë do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar miratimin antikushtetues të reformës së re territoriale-administrative. S’ka urgjencë në formulën e përzgjedhjes së këshilltarëve.
Në kohën kur u ngrit komisioni, nuk dihej që mazhvoranca do bënte një reformë të njëanshme. Duan ti japin ngjyrime urgjence, le të vazhdojnë, për ne, e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe të barabarta, që partitë politike të mos konkurrojnë me shtetin përballë”, tha Bardhi në Report Tv.

Partia Demokratike thotë se kërkesa për heqjen e identifikimit elektronik në zgjedhjet 2027 vjen për shkakun se kjo metodë (të cilën PD e kërkoi vetë implementimin), nuk është funksionale në shmangien e votimit të shumëfishtë.
Në një deklaratë për Report Tv, Gazment Bardhi thotë se tenderat janë të paracaktuar. Përmirësimi është tentuar 3 herë me kërkesën e PD, por pa një zgjidhje konkrete.
“Është fakt që sistemi i identifikimit elektronik nuk ka arritur të parandalojë këtë shqetësim që ne kishim në prezantimin e tij. Duhet të kemi parasysh që s’ka ndërlidhje mes pajisjeve nga një qendër votimi në një tjetër. Në një pjesë dërrmuese të qendrave të votimit s’ka pajisje fare. Veç faktit që harxhohen paratë, nuk gjendet zgjidhje, tenderat janë të paracaktuar. E kemi tentuar 3 palë zgjedhje dhe nuk është përmirësuar. Sa kohë që KQZ nuk e ka bërë në 3 palë zgjedhje do të ishte gabim i rëndë për PD dhe opozitën që të pretendonte që i njëjti që s’e ka bërë në 3 palë zgjedhje, ta bëjë herën e katërt”, tha Bardhi.
-
Në PD kanë mbetur vetëm bq.si puna këtij...
Përgjigju






Komente
Komento