Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 3 makina, 4 të plagosur

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 3 makina, 4 të plagosur

Foto ilustruese

2 pasagjerë dhe 2 shoferë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin rreth orës 15:30, ku janë përplasur 3 makina.

Sipas policisë në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip "Benz" me drejtues R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip " Foristrad" me drejtues A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip "Foristrad" dhe dy drejtuesit e mjeteve tip "Benz", dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë