Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, përplasen dy automjete, 5 të plagosur (VIDEO)

Një aksident është shënuar këtë të enjte në aksin Elbasan-Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Mamël. Sipas policisë bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tip “Benz” është përplasur me një automjet tjetër “Pasat” ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona, të cilët ishin pasagjerë.

Mësohet se të plagosurit janë Xhulian Muça, Loanis Dodja, 20 vjeç, Kristiano Gjika 5 vjeç, të tre këta banues në fshatin Katund i Ri, në Elbasan dhe Joanis Toçka dhe Bardhyl Muça.

Ende nuk dihet shkaqet, por policia po punon për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Tiranë, në fshatin Mamël, është përplasur mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, të tre banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë