Fier-Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Libofshë në fshatin Agim.
Një motorr i cili drejtohej nga 35- vjeçari Xhuljano Krasniqi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë drejtuesi ka marrë lëndime të shumta.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor "Fier-Libofshë", shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente









