Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan. Një makinë e forcave ‘Shqiponja’ është përplasur me barrierën ndarëse.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i përplasjes ka qenë një autoveturë që i ka prerë rrugën makinës së efektivëve.
Në vendgjarje ndodhet policia për zbardhjen e shkaqeve.
Komento