Morën peng dhe keqtrajtuan dy persona brenda biznesit të tyre në Elbasan, arrestohet Seit Manahasa, në kërkim bashkëpunëtori i tij! I shantazhuan për t’u dhënë 20 mijë euro

Seit Manahasa është arrestuar sot nga forcat RENEA në afërsi të Peqinit, pasi akuzohet se ka marrë peng për disa orë dhe keqtrajtuar një person nga Tirana. Seit Manahasa është një emër i njohur për policinë në zonën e Elbasanit është arrestuar më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, por që më pas u la i lirë.

Arrestimi i Seit Manahasës sot u bë pasi ai është denoncuar nga G.M dhe shtetasja F.D. për pengmarrje dhe dhunim fizik. Manahasa akuzohet se ka marrë peng për disa orë dhe keqtrajtuar dy personat në biznesin e tyre në aksin Elbasan-Peqin,  një poligon inertesh.   

38-vjeçari Manahasa së bashku me bashkëpunëtorin e tij K.M, 37 vjeç, kanë mbajtur peng duke i kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë, ndërsa i kanë shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.

Pas lirimit, dy personat e rënë pre e dhunës dhe shantazhit kanë shkuar dhe kanë bërë denoncimin në policinë e Elbasanit, e cila u vu në veprim së bashku me forcat RENEA dhe e arrestoi sot në Peqin Manahasën dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij 37-vjeçar K.M.

Arrestimi i tyre u bë gjatë operacioni "Poligoni", ndërsa do të gjykohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”,  “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

Po kush është Seit Manahasa? Seit Manahasa u arrestua së bashku me të atin Albert për vrasjen e Emiljano Ramazanit më 20 korrik të 2020, dhe më pas u lanë të lirë nga gjykata e Elbasanit e cila pushoi çështjen për to në dhjetor të 2020. Gjatë kontrollit në biznesin e tyre iu gjet arma e krimit të përdorur për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, një pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak, e fshehur poshtë sabratorit të një makine.

Emiljano Ramazani i njohur me nofkën 'Rramani' u bë poshtë shtëpisë së tij, teksa ai po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi të cilit u gjet i hedhur në rrugë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
Zbardhet pengmarrja dhe shantazhimi i dy personave në Elbasan, Seit Manahasa u kërkoi 20 mijë euro arrestohet, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e marrjes peng të dy personave në aksion Elbasan-Peqin në ambinetet e biznesit të tyre nga Seit Manahasa, i cili u arrestua. Manahasa së bashku me bashkëpunëtorin e tij K.M pasi ka dhunuar dhe mbajtur peng për disa orë G. M. dhe gruan F. D u ka marrë atyre 12 mijë lekë dhe u ka kaërkuar që t’i jepnin edhe 20 mijë euro.

Policia thotë se me denoncimin e rastit kanë arrestuar 38-vjeçarin Seit Manahasa dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij K.M., 37 vjeç.

“Finalizohet operacioni policor i koduar "Poligoni".

Operacioni nga DVP Elbasan dhe Renea.

Vihet në pranga njëri nga autorët që i hoqën lirinë dy shtetasve, shpallet në kërkim bashkautori.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Mbi bazën e provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua nga DVP Elbasan dhe Renea, operacioni policor i koduar "Poligoni", në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:

Seit Manahasa, 38 vjeç, banues në Peqin.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë.

Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”,  “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonymous: 23/05/2021 07:08

    meqe doje 20.000€ tani shko atje dhe jep 100.0000 qe te dalesh katunar peqini

    Përgjigju
  • Ledi: 23/05/2021 02:04

    Si bes kallaku ky robi kur filloi pun ke portokallia

    Përgjigju
    • ........: 23/05/2021 08:16

      Vertete si Bes Kallaku se tani eshte trashur se e mbushi zorren me buke

  • shefi i nr 3: 22/05/2021 19:40

    ja dhe nje kandidat per per kronikaen e zeze....sic ben e ka bere me perpara do ja shohim foton te varur neper shtylla.o seit djali sic e kerkon do e gjesh.shpresojme pa deme ne te pa fajshem kur ta kesh oren

    Përgjigju
    • Mordja: 23/05/2021 06:56

      Sa me shpejt oren apo jo?

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Thiago Silva largohet nga Chelsea

Thiago Silva largohet nga Chelsea