Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Seman në vendin e quajtur Gryk.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe pas humbjes se kontrolli ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i makinës ka marrë lëndime të lehta, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë.

Burime nga spitali thonë se i dëmtuari mund të niset drejt Tiranës për ekzaminime mjekësore.