KRUJË - Një aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçari u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç.
Policia njofton se janë përplasur 3 mjete, tip “Ford”, “Audi” dhe “Toyota”. Për pasojë ndërroi jetë 46-vjeçar me iniciale A.S., drejtuesi i mjetit ‘Ford’ banues në Pukë.
Gjithashtu uniformat blu arrestuan dy persona, drejtuesit e dy mjeteve të tjera, një 40-vjeçar me iniciale D.S. dhe një 52-vjeçar me iniciale B.M.
Mësohet se mjeti i drejtuar nga D.S. është përplasur me mjetin tip ‘Ford’ drejtuesit të së cilës i shkaktoi vdekjen e më pas goditi makinën me drejtues B.M. i cili ishte në gjendje të dehur.
Si pasojë e përplasjes u plagosën 2 persona, një 64 vjeç D.S. dhe një 68-vjeçar P.S. të cilët aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.