Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, në afërsi të Urës së Gjolës, Fushë-Krujë.

Një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.