6 orë takim në Kryesinë e PD, ende s'ka tym të bardhë! Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar

Prej më shumë se 6 orësh është mbledhur kryesia e PD ku po diskutohet nëse duhet të hapet apo jo gara për kryetarin e ri. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku vendosi të mos pranojë propozimin e Gazment Bardhit për të marrë drejtimin e komanduar të PD.

Tabaku propozoi  ngritjen e një grupi drejtues me 3 persona me eksperiencë të cilët do të çojnë Partinë Demokratike në zgjedhje nga poshtë-lartë duke përfshirë dhe një proces ri-anëtarësimi. Në mbledhje anëtari i kryesisë Helidon Bushati i cili është njëkohësisht dhe deputet ka kërkuar që partia të shkoj drejt procesit të bashkimit.

Më herët në mbledhjen e Bardhit me deputetët dhe kryetarët e degëve ka pasur qëndrime të ndryshme.

Të mbetur pa kryetar demokratët kërkojnë më shumë kohë për të nisur procesin e zgjedhjeve. Në mbledhjen e grupit duket se ka gjetur dakordësi propozimi i Gazment Bardhit që riorganizimi të nisë nga seksionet dhe degët si edhe të lihet më shumë hapësirë për të tjera negociata me PD e Rithemelimit.

Pas grupit parlamentar, Gazment Bardhi i paraqiti platformën krerëve të degëve, të cilët kundërshtojnë formulën e ristrukturimit të propozuar nga deputetët. Krerët e degëve kanë kërkuar që zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike të mbahen brenda 15 korrikut dhe të mos zvarritet procesi.

Çfarë ka parashtruar grupi i PD

Grupi i PD parashtroi platformën me 5 pika ku përfshihen dhe hapat që sipas tyre do të sjellin procesin e riorganizimit brenda PD.

Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
- Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
- Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
- Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Mbledhja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi: Të përgatitet struktura e partisë për zgjedhje të brendshme dhe kryetar partie

 

Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi ka reaguar për mbledhjen që po diskutohet prej disa orësh duke treguar se ka kërkuar që të përgatitet struktura e partisë për zgjedhje të brendshme, për kryetar të PD dhe organet e tjera drejtuese. 

"Për më shumë se një vit në emër të bashkimit, në emër të bashkëpunimit mes demokratëve, është humbur kohë e vlefshme për të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur dhe me qëndrime të qarta. Vendimmarrja e drejtë, në kohën e duhur dhe qëndrimet e qarta së pari për identitetin politik të Partisë Demokratike është ajo që vlen sot.

Kam qëndruar sepse kam shpresuar se së bashku kemi marrë disa vendime të rëndësishme në kuvendin e 18 dhjetor-it dhe shumë prej jush këtu keni votuar “PRO” - A i qëndroni ende atyre parimeve mbi të cilat duam të ringremë Partinë Demokratike?

Padyshim nëse flasim për një proces kohezioni mes demokratëve, proces i cili do të duhet te ndodh në kohë, nuk shoh asnjë pengesë, madje e gjej të dobishme që kjo kohë të energjizohet me qëndrimet, aktet dhe vendimmarrjen e duhur.

Nesër nuk do të ketë më kohë për Partinë Demokratike dhe të gjithë që sot kemi mundësinë për vendimmarrje të qartë e të drejtë nuk do mundemi ta bëjmë, do të mbajmë përgjegjësi historike për këtë.

Në këtë situatë mendoj se është përgjegjësia jonë të japim energjinë e duhur, vlerësimin e duhur këtij momenti dhe të përgatitim strukturën e Partisë për zgjedhjet e saj të brendshme si për kryetar ashtu edhe për organet e tjera drejtuese. Unë jam me demokratët, me ata demokratë që kanë qëndruar, jam në krah të kolegjit të kryetarve me mundin dhe sakrificat e tyre, me akte konkrete, jo me fjalë", tha Jupi.

Ora 19:33
Bushati: Të krijohet Kuvend Pajtimi për bashkimin e opozitës! Të bëjmë has dhe të mbështesim figurat e reja që do të bëjnë ringritjen e PD

1667998602_WATERMARKREPORTtv.00343502.Still013.jpg

Deputeti Helidon Bushati propozon që të ketë një Kuvend pajtimi për bashkimin e demokratëve. Bushati propozon që të bëhet hap pas dhe të gjithë të mbështesin të rinjtë që do marrin përsipër ringritjen e PD. 

"Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhë Partisë Demokratike në këto momente eshtë krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë  me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi. 

Vlerësoj se është më e drejtë duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në  qarqesh apo në  nivel kombëtar se është koha të bëjmë një  hap pas  dhe të  jemi mbështetje për figurat e reja që  do të  përfaqësojnë Partinë  Demokratike dhe do të  marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne", tha Helidon Bushati.

Ora 18:25
Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar të PD! Ja propozimi që bën për bashkimin dhe riorganizmin e opozitës

1685707760_finalprojekt.00504224.Still039.jpg

Fjala e nënkryetares së PD, Jorida Tabaku,  në mbledhjen e kryesisë

Së pari më lejoni të falenderoj z. Alibeaj për punën dhe ngarkesën që ka mbajtur gjatë vitit të kaluar. Ai ka mbajtur peshë të madhe sulmi, përbaltje që duhet respektuar dhe falenderuar.

Viti i fundit nuk ka qenë i lehtë për shumë nga ne dhe situata në Partinë Demokratike ka ndikuar njëkohësisht dhe punën në parlament dhe sidomos në terren. Sherri dhe përplasja nga lartë zbritën në terren duke na dhënë pamje të një përplasje tragjike dhe të turpshme.

Jo vetëm kaq, por për një vit secili nga ne me një hierarki pozicioni dhe vëmendje publiku, pra kush më shumë e kush më pak, u kthye në një shënjestër shpifjeje, përçudnimi, përgojimi dhe poshtërimi vetëm se me vetëdije vendosi të mbajë një qëndrim ndryshe. E gjitha kjo, ndikoi në frymën dhe atmosferën e përgjithshme të një beteje politike produkt i së cilës është kjo situatë që shohim sot.

Kam biseduar dy javët e fundit me kolegë deputetë të grupit parlamentar, ish deputetë e dashamirës të Partisë Demokratike. Ata, janë një pjesë me rëndësi e rrugës që mendoj se duhet të ndjekim. Dhe mendoj kështu pasi në fund të ditës deputeti është një person politik me peshë elektorale që padyshim është një zë i rëndësishëm për t’u dëgjuar.

Nga gjithë këto diskutime që kam zhvilluar gjatë këtyre dy javëve të fundit, ajo çka kam kuptuar ka qenë pikërisht dështimi i kësaj force politike për t’u përballur realisht me rezultatin e zgjedhjeve, gjthmonë.

Kur them përballjen, e kam fjalën jo për një kuvend partie që mblidhet dhe ka një tabelë qitje edhe përcakton disa faje që i takojnë përherë kundërshtarit tonë. Por, kam fjalën për një përballje siç edhe i takon një force politike me votën e qytetarëve në çdo kuti dhe pse jo me strategjinë e ndjekur.

Kjo, gjykoj na ka hedhur tej paaftësinë tonë për të ndryshuar, për të reflektuar edhe për tu përshtatur me atë që kërkojnë sot njerëzit. Madje për të lëvizur mekanizmat e duhur të forcës sonë politike për t’i marrë maksimumin.

Mospjesëmarrje në zgjedhjet e 2019, largimi nga parlamenti, mos funksionimi si duhet në terren, angazhimi në revolucione dhe premtime që në fakt kishin synim ngritjen e moralit të bazës sonë por që na sillnin humbje edhe më të mëdha. Ndërsa, fatkeqësisht që pas 2021 e shpenzuam kohën tonë për një betejë të brendshme, por kjo jo aq prej fajit tonë më shumë se sa një përgjigje hera herës e padëshiruar ndaj atyre që mendonin se duke na fyer mund të fitonin. Por, sikundër dhe vërtetuan këto zgjedhje askush nuk e pëlqen një forcë politike që ulëret në kundërshti dhe nuk ofron dot një alternativë.

Duke pasur parasysh këto gabime të vazhdueshme, që kanë mbjellë një kulturë pafuqie dhe humbësi (të pamerituar) tek demokratët, mendoj dhe besoj se ne duhet të përpiqemi të paktën kësaj here ku kemi arritur, që t’i bëjmë gjërat ndryshe. E provuam disa herë këtë rrugën dhe rezultati qe katastrofik aq sa dhe Shkodra që i duroi dhe 2019 sot nuk është më e jona.

Kësaj i shtohet dhe lufta e brendshme që na ka shpërbërë dhe shkërmoqur thuajse plotësisht. Mbase ia kemi dalë paq me këtë rezultatin kësaj radhe. Por, kjo nuk është garanci për të vazhduar po njësoj.

Prandaj, jemi ne që duhet të ndryshojmë dhe të kemi një qasje tjetër që të jemi shpresë për shqiptarët dhe demokratët. Me pak fjalë të jemi alternativa e një shumice që sot ka votuar me heshtjen e mos-votimit.

Një vit më parë, z. Basha më propozoi që pas dorëheqjes së tij të merrja rolin e kryetares së emëruar të PD. Një mundësi që e refuzova! E risjell në vëmendje këtë ngjarje që mbase pakkush e di, për t’ju evidentuar faktin se nuk po kërkoj sot diçka nga halli im personal apo një ambicie ime e fshehur aty me kujdes. Përkundrazi, qëllimi im është që të nxjerrim nga ky batak ku ka rënë forca jonë politike.

Kam pasur një pozicion në Partinë Demokratike që nga shtator 2021, si zv kryetare e partisë dhe besoj të gjithë e kuptojmë se sa e lehtë ka qënë në situatën ku po operojmë. Mgjs kam punuar e kontribuar shumë, kam menduar se nuk të jep pozicioni rëndësi por të jep puna dhe ndoshta dhe me një modesti të tepruar kam kontribuar shumë e mos pretenduar asgjë.

Nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie në politikë, është njerëzore, por në situatën ku ndodhemi besoj që prevalon interesi i përbashkët më shumë se ai vetjak, e për këtë arsye:

Kam vendosur që të mos e pranoj propozimin e z. Bardhi për drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike.

Por, sa kohë që jam këtu dua t’i japim demokratëve një proces real, e një mundësi bashkimi që gjykoj është i rëndësishëm si dhe një proces riorganizimi për një forcë politike moderne. Për këtë arsye propozoj:

1.Ngritjen e një grupi drejtues me 3 persona me eksperiencë të cilët do të çojnë Partinë Demokratike në zgjedhje nga poshtë-lartë. Kjo duhet të përfshijë dhe një proces ri-anëtarësimi duke pasur parasysh situatën reale në të cilën ndodhet sot PD. Sot askush nuk  e di anëtarësinë reale të Partisë Demokratike, dhe nuk pranoj dot të më thoni që anëtarësia është e plotë.

2.Hapjen e procesit të analizës dhe nisjen e një diskutimi me demokratët se ku dhe çfarë gabuam. E këtu kam fjalën një analizë reale politike me çdo kuti për të kuptuar potencialin e humbur dhe atë që mund të rifitojmë. Gjithashtu për të dhënë mundësi reale bashkimi në bazë përmes një proces reflektimi pasi ne nuk mund të jemi të hapur me disa; po bashkimi me të gjithë ato demokratë që për 10 vite janë lodhur duke qenë humbës, është e pafalshme dhe e padrejtë të përsërisim 6 marsin e 14 majin.

3.Dixhitalizimin dhe modernizimin duke synuar shndërrimin e saj në kapilare nga një forcë politike elektorale që kemi qenë këto vite. Përhapjen e  Partisë Demokratike tek të rejat edhe të rinjtë duke rivitalizuar dhe rishikuar përmirësimin e strukturave si ajo e FRPD, LDG edhe jo vetëm.

4.Caktimin e 12 drejtuesve për të 12 qarqet të cilët do të fillojnë punën në terren dhe do të jenë në mbështetje të grupit drejtues të përkohshëm.

5.Rënien dakord me një proces që do të na bëjë nder ne, që të prompvjmë njerëz të vjetër e të rinj me integritet, me meritokraci, pa skema e intriga, dhe do t’i japim kohë reale demokratëve të gjykojnë për të ardhmen.

M.Q./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demotakercita: 07/06/2023 06:37

    Analiza qe ben zonja Tabaku i afrohet te vertetes.Po nuk beri analize PD-ja per humbjen s'ka kthimne pushtet.Mbajtja e statukuose te tanisme do te vazhdoj te vegjetoj der ne shkrirje te plote.

    Përgjigju
  • Mario: 06/06/2023 19:10

    as mos u mundoni kot ne ate rruge as me lista te hapura kur nuk ua ve kush veshin me Jorida kur keni dal nga vetja nepermjet retorikes se Lulit si ju edhe te tjeret se perseri ne bojkot do u shpjere qe te mos mund te beni dot analiue humbjeje. Me mire lerjani Currit ne dore

    Përgjigju
  • Tani: 06/06/2023 13:22

    Pse te ka ngel me parti ty o Bardhi ?! T,keqen e Arlin Qorrit pa parti dhe vlen shume me shume se ju !!!

    Përgjigju
  • Demokrati: 06/06/2023 12:52

    O këlysh i Saliut,fatkeqësia qe je ne ate karrike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë