Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në afërsi të kthesës së Bulos ku janë përplasur dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Ford Fiesta”.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, veçanërisht në pjesën frontale të mjeteve.

Dyshohet se automjeti “Benz” po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara për këtë segment rrugor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Mësohet se ka persona të lënduar, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.