Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, plagosen rëndë dy persona/FOTO

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Neviçisht të Korçës, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin,  si pasojë dy persona janë plagosur rëndë.

Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 2 persona të cilët raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë lagështia në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit