Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Symiz.

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip kamionçinë dhe një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

I plagosuri është transportuar në spital ndërsa policia po bën veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha drejtuesi i motorit është jashtë rrezikut për jetën.