Foto: Egli Babasi, i arrestuar pasi përplasi për vdekje këmbësorin
Laç- Një këmbësor ende i paidentifikuar humbi jetën, pasi u përplas nga nje automjet ne autostradën Milot-Mamurras. Aksidenti ndodhi rreth orës 23 e 10 minuta të mbrëmjes të së premtes, (7 qershor 2024), ku 21 vjeçari i cili po drejtonte njw BMW luksoze goditi këmbësorin. Përplasja ishte e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme këmbësorit rreth 60-vjeç i cili ende nuk është identifikuar.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bëri arrestimin në flagrancë të shoferit, Egli Babasi 21 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti që drejtohej nga Egli Babasi, ndersa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.