Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur Mollas.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”.
Në njërin prej automjeteve ndodheshin bashkëshortja e drejtuesit te mjetit dhe dy vajzat e tij. Te treja janë marrë nga ambulanca dhe transportuar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.









Komente
Komento