LEZHE - Kishte dalë në rrugë për të tregtuar produkte bujqësore, por është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin e tij si pasojë e shpejtësisë. Bashkim Shahini ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi u godit nga një automjet tip Mercedes me targa AA 671 AC, e cila drejtohej nga Tonin Tota.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19 e 30 minuta në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Mabe. Drejtuesi i Mercedezit, i cili ka marrë plagë pas daljes nga rruga të mjetit të tij ka tentuar t’i japë ndihmë 45-vjeçarit Shahini, por pa mundur ta mbajë në jetë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit, që shkaktoi aksidentin, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të detajeve të ndodhjes së tij.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com