Aksident në aksin Lezhë-Laç, një prej mjeteve shpërthen në flakë! Plagosen dy drejtuesit (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj te diele në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë.

Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, mjeti është shkrumbuar nga flakët duke pësuar dëme të mëdha.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se kanë pësuar dëmtime dy drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Mungoi dëshmitari, shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Mungoi dëshmitari, shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë