Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit. Mësohet se janë përplasur dy furgona mallrash. Si pasojë e aksidentit  janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e shkaqet e ngjarjes së aksidentit. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes aksidentale.