Tre persona mbeten të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë pas përplasjes së dy motorçikletave. Aksidenti ndodhi rreth orës 17 e 30 minuta të së martës në rrugën nacionale Lezhë-Vau Dejës, në afërsi të fshatit Fishtë.
Në njërën prej motorçikletave lëviznin dy të rinjtë, ndërsa në tjetrën një burrë rreth 60-vjeç nga fshati Fishtë. Ky i fundit ka marrë dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit dhe pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa dy të rinjtë ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në Lezhë.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia me të cilën po lëviznin dy të rinjtë, duke sjellë dhe përplasjen e fortë.
Lajmi në përditësim...