Në Lezhë, poetë e shkrimtarë nga mbarë trevat shqipflëse, u ritakuan në konkursin kombëtar “Ora e Muzës”, një veprimtari e cila zhvillohet për të pesëmbëdhjetin vit radhazi.
“Ora e Muzës” vijon të vijë si një skenë e veçantë për promovimin e krijimtarisë poetike dhe përkushtimin ndaj artit të fjalës së bukur, duke përcjellë mesazhin se letërsia shqiptare është e gjallë dhe vijon të pasurohet me zëra të rinj e krijime të reja.
“Kemi krijuar një profil shumë të qartë se ky vend e do letërsinë”, tha Hekuran Koka, kryetar i klubit letrar ‘Ndoc Gjetja’.
"Vlerat që sillen këtu, janë sublime ka poetë shumë të talentuar”, tha shkrimtari Adem Xheladini.
Fituesë të këtij edicioni u shpallën Angelina Gjeka nga Lezha, Uarda Albunesa nga Shkodra dhe Rudina Çupi nga Durrësi.
Këtë vit, muaji i Letërsisë, i kushtohet At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të shquara të kulturës dhe letërsisë shqiptare.







Komente
Komento