Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur "Kthesat e Murrashit".

Siç duket edhe nga kjo foto e siguruar nga "Shqiptarja.com", automjeti tip "Benz", është përmbysur në rrugë. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti. 

Nga ky aksident, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.