Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin - Pogradec në afërsi të fshatit Piskupat.
Një mjet është përplasur me trafik ndarsët dhe janë regjistruar vetëm dëme materiale. Në drejtimin e mjetit ishte një grua e cila fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime si pasojë e përplasjes. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të jetë lagështira në rrugë dhe humbja e kontrollet të drejtueses së mjetit.
Aksidenti ka ndodhur pranë vendit ku, pak ditë më parë një kamion si pasojë e humbjes së kontrollit bllokoi këtë aks rrugor për më tepër se 1 orë duke shkaktuar radhë kilometrik.
Vetëm pak minuta pas këtij aksidenti, një tjetër përplasje është regjistruar në Pogradec. Një mjet është përplasur me një kamion duke shkaktuar 3 të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.
Aksidentet kanë ndodhur në të njëjtin vend në afërsi të fshatit Piskupat.

Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec.
Sipas informacioneve nga policia mësohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një mjet tip ‘Benz’ e për pasoje kanë mbetur të dëmtuar 3 persona.
Nga vendngjarja mësohet se dëmtimet nuk janë serioze dhe personat janë jashtë rrezikut.
Aksidenti në të njëjtin vend në afërsi të fshatit Piskupat.
Komente








