Aksident në Lushnje, autobusi i linjës Shkodër-Athinë përplaset me një ‘BMW’/ VIDEO

FIER- Një aksident është shënuar në orët e pasdites në autostradën Lushnje-Fier. Si rezultat i mungesës së sinjalistikës, janë përplasur: Një autobus i linjës Shkodër-Athinë me targa AA 336RO, me një mjet tjetër tip “BMW”.

Mësohet se nuk ka pasur të lënduar, përveç tronditjeve psiqike të pasagjerëve të autobusit dhe dëmeve materiale. Pasagjerët kanë zbritur dhe janë në pritje të një mjeti tjetër për të vazhduar udhëtimin.

Si pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i “BMW”, Bledar Birce. Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën ecte drejtuesi i “BMW”

Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Në datën 06.06.2018, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur "Vajkan", mjeti tip "Fuoristradë" me drejtues shtetasin B.B, 35 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetin autobus, me drejtues shtetasin A.N, 36 vjeç, banues në Shkodër. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i fuoristradës, shtetasi B.B i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk ka llndime. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Ora 19:14
FOTO/Aksident në aksin Lushnje-Fier, nuk ka të lënduar
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja