Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e kësaj të hëne në aksin Memaliaj-Tepelenë.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë është plagosur një person.

Ai është nisur drejt spitalit të Gjirokastrës ku do të marrë kujdesin shëndetësor.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Report Tv sjell pamje nga makinat e përfshira në këtë aksident ku njëra prej tyre ka pësuar dëmtime të shumta.

1611572391_aksidenti1001.jpg