Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:15 në aksin Milot-Rubik, ku më shumë se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Një pjesë janë përplasur njëra-pas tjetrës kurse një makinë ka rënë në kanal. Dy autoambulanca ndodhen atje për të dhënë ndihmën e nevojshme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Kujtojmë se ky aks është ndër më të frekuentuarit gjatë fundjavës, kryesisht nga pushuesit kosovarë.
Aksident masiv në aksin Milot-Rubik! Makinat bëhen 'copë e çikë', pamje nga vendi i ngjarjes
Komento