Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Starovë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jasht rrezikut për jetën, bëjnë të ditur bluzat e bardha.

Policia ndodhet ende në vendngjarje për ta zbardhur shkaqet e aksidentit.