Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Qafë ThanëLibrazhd. Një grua 64-vjeçare, këmbësore, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte përgjatë rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Drejtuesi i mjetit, një 31-vjeçar, është ndaluar menjëherë nga policia dhe është arrestuar në flagrancë, nën dyshimin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

Ekipet e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, por 64-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Trupi i saj është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.