LUSHNJE - Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme (22 dhjetor) në aksin Rrogozhinë-Lushnje.

Mësohet se një automjet tip "Audi" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie anash autostradës.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 të rinj të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore e për pasojë u dërguan menjëherë për mjekim të specializuar në Tiranë.

Të rinjtë me iniciale M.R. dhe S.S. të dy 18 vjeç janë kushërinj me njëri tjetrin.

Shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e madhe ku makina ka kaluar mbi barrierat e hekurta dhe ka përfunduar brenda oborrit të një banese.

Makina e aksidentuar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Aksidenti në Lushnje, dy të rinjtë e plagosur nisen drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore (VIDEO)

Dy të rinjtë të cilët u përfshinë në aksidentin e regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnje janë dërguar në Tiranë për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Mësohet se 2 të rinjtë me iniciale M.R. dhe S.S. të dy 18 vjeç janë kushërinj me njëri-tjetrin.

M.R. është në gjendje më të rëndë se kushëriri i tij.