Ndërron jetë në spital e moshuara 75-vjeçe që u përplas paraditen e sotme nga një makinë në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Miras në Devoll.
Viktima është Gj. H. 75-vjeçe. E moshuara pavarësisht se u dërgua në spital nuk mundi që t'u mbijetonte plagëve që mori nga përplasja.
Policia ka arrestuar autorin, drejtuesin e mjetit me inicialet V.H. 36-vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Komento
Komente

