Sërish aksidente/ Gjashtë të plagosur në Fushë Krujë dhe në Elbasan, tre rëndë (VIDEO)

FUSHE KRUJE-Tre persona janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën që lidh Fushë Krujë me Ishmin në afërsi të fshatit Mazhe. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Dy makina tip Benz janë përplasur me njëra tjetrën dhe sipas dëshmitarëve tre personat që ishin duke udhëtuar në dy 'Benz'-at u plagosën rëndë.

Aksidenti në Fushe Kruje

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Njëri nga të plagosurit është Mëhill Muca 58 vjeç nga fshati Mallkuc, identiteti i dy të tjerëve nuk dihet. Si pasoje e aksidentit është krijuar trafik dhe radhë mbi 3 km në të dyja anët e rrugës. 

Ndërkohë që një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme edhe në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja u regjistruar ekzaktësisht në Labinot Fushë. Automjeti tip 'Benz' me targë AA 132 PK është përplasur me një mjet tip 'Kia' me targë AA 040 PV. Si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.

Aksidenti ne Elbasan

Ata janë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor që kanë kryer procedurat përkatëse. Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti. Megjithatë paraprakisht deklarohet për një parakalim të gabuar të njërit prej automjeteve. Sot kanë humbur jetën tre persona nga aksidentet, dy në Kolonjë dhe një në Devoll.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë