Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas informacioneve efektivët e policisë janë në vendngjarje, ndërkohë raportohet se 3 persona janë plagosur. Ndërkohë njëri prej të plagosurve është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:50, në aksin rrugor 'Pogradec-Qafë Thanë', në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip "Toyota" me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip "Hyndai" me drejtues shtetasin D. R.
Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.
Pas aksidentit në aksin rrugor Pogradc- Qafë Thanë, një nga tre të plagosurit është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve që ka marrë.
Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.