Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik, mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin e një biznesi! Plagosen 4 pjesëtarët e familjes

Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Shkodër-Koplik. 29-vjeçari me inicialet D.P., teksa drejtonte mjetin Volkswagen, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë janë plagosur pasagjerët Q.P., D.P., S.P., dhe A.P. Mësohet se të plagosurit, pjesëtarë të së njëjtës familje janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Gjendja shëndetësore e tyre ende nuk dihet ndërsa siç shihet në pamjet e siguruara, makina është përplasur me murin e jashtëm të një biznesi.

Aktualisht policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër - Koplik, shtetasi D.P. vjeç 29, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Volksëagen ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasit Q. P. , D. P. , S. P. dhe A. P. te gjithë familjarë të tij të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari