Një aksident me vdekje ka ndodhur sot rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër - Hani i Hotit”.
Një 24-vjeçare ka përplasur me makinë një 81-vjeçar.
I moshuari fatkeqësisht nuk mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër - Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën. Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente







