Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Durrës, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, ku një automjet me drejtues 28-vjeçarin me inicialet A. K., përplasi 21-vjeçarin Xhelson Gabili, i cili po kalonte rrugën në këmbë.
I riu u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi nga përplasja ka pësuar goditje në kokë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.