Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Një automjet tip “Golf” me targë “AA833RM” ka dalë nga rruga e për pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja janë lënduar.
Report Tv raporton se bëhet fjalë për dhe Ledjo Gjoni dhe Dhimitrula Sulejmani, me banim në Sarandë.
Dy personat në fjalë janë shoqëruar menjëherë për në spital, nga ku është mësuar se gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Dhimitrula Sulejmani u idenfikua nga salla operative e Gjirokastrës, pasi nuk kishte dokument identifikimi me vete.