Aksident në aksin Tiranë-Vorë 4
të plagosur njëri në vdekje klinike

Aksident në aksin Tiranë-Vorë 4<br />të plagosur njëri në vdekje klinike
TIRANE- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në segmentin Tiranë-Vorë, pranë “Aurora Group”. Pas përplasjes së dy automjeteve, njëra nga makinat ka rënë në kanal dhe si pasojë janë plagosur katër persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, të së mërkurrës (17.07.2013) dhe nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër personatë cilët ndhodhen në Spitalin Ushtarak, njëri prej tyre ka kaluar në vdekje klinike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mberitur 3 automjete policie dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa të 4 plagosurit ishin transportuar me pare me autoambulace drejt spitalit.

Pjeset e automjetit që ka përfunduar në kanal, si xhama të thyer apo parakolpi janë shpërndare disa metra në zonë për shkak të forces së madhe të aksidentit.

Lajmi u përditësua

Redaksia Online
(b.m/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore