Nje aksident me makinë është shënuar mesditën e sotme në autostradën Vlorë - Fier, pranë Pusit të Mezinit.

Një mjet tip BMV teksa ishte duke ecur nga Vlora në drejtim të Fierit ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Raportohet se shoferi u transportua në Spitalin e Vlorës.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se makina thuajse është dëmtuar plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.