Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”.
Sipas policisë D. S., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një bordurë prej betoni, në anë të rrugës.
Nga përplasja, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, R. D., 45 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. S. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.