Vlorë-Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në zonën e Bestrovës, mbrëmjen e sotme.

Një automjet tip Porsche ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse. Barriera ka përfunduar brenda automjetit, ku udhëtonin tre rinjë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit një 31- vjeçar ka qenë në gjendje të dehur dhe si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. 31- vjeçari me inicialet, K. L., dhe dy pasagjerët O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, janë dërguar në spital.

Njëri prej të rinjve ka marrë lëndime më të rënda se dy të tjerët, ndërsa të 3 ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

'Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë, shtetasi K. L., 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. L., si dhe pasagjerët, shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi mbrëmjen e sotme policia. 

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.