Një i moshuar 88-vjeç ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të ditës së sotme në km e 6 të autostradës.

I moshuari po kalonte në rrugë në momentin që është përplasur nga një makinë tip Volkswagen. Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës, ndërsa ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Informacion paraprak 

Më datë 23.07.2018, rreth orës 08 : 10 në autostradën Durrës –Sukth, tek Mbikalimi i Rrashbullit shtetasi S.M. 69 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Voslwagen ka aksidentuar shtetasin këmbësor H.J. 88 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.