Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari u regjistrua pasditen e kësaj të enjte në autostradën Durrës-Tiranë.
Policia njofton se aksidenti u regjistrua pranë mbikalimit të Fllakës një makinë me drejtues 52-vjeçarin 14:55 ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 60-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
“Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë” – njofton policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
-
Vetem ne Shqiperi njerzit kalojne ne autostrade dhe kete e paguajne me jete. Kur do gdhenden keta shpellare...
Përgjigju -
Ngushellime familjes, por edhe sa kohe dhe viktima duhet te kete qe t'u mesoje ketyre njerezve qe autostrada s'eshte per kembesore.
Përgjigju-
Dakord 100%,me Taulantin, por edhe njerzit qe hidhen nga nje ane tjeter te autostrades jane te patolerueshem, marin ne qafe veten dhe shoferet,,,ketu shoferi eshte i pa fajshem,,,,nuk la kesi tragjedish ne Evrope
-










Komente
Komento