Aksident në autostradën Fier Lushnjë, motoçikleta përplas një kalimtare

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier- Lushnje në kryqëzimin e Savrës. Një motoçikletë duke udhëtuar për në Lushnje ka përplasur një kalimtare.

Kalimtarja ishte duke dalë në autostradë për të shkuar tek hapësira ku qëndrojnë zakonisht udhëtarët për në Lushnje kur është përplasur.

Nga aksidenti është lënduar edhe drejtuesi i motoçikletës shtetasi Riza Çela banues në Ngurrëz që shkonte në Lushnje të shiste qumështin.

Të dy personat e lënduar ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Banorët e Savrës shprehen se duhet eliminuar barriera e hekurt anësore pasi është burim aksidentesh.

"Po nuk u pre kjo llamarina këtu që të ketë hapësirë, ky avaz është çdo ditë aksidente. Është shumë e ngushtë dalja atje. Duhet që të merren masa, ta presin këtë", tha një banor i zonës për Report Tv.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

‘Partizani’/ Do merret i pandehur, Berisha sulmon SPAK: Prokurorë mercenarë të Ramës

‘Partizani’/ Do merret i pandehur, Berisha sulmon SPAK: Prokurorë mercenarë të Ramës