Një aksident automobilistik u shënua sot pasdite në autostradën Fier - Vlorë në afërsi të fshatit Novoselë.

Një makinë tip  "Ford" e cila drejtohej nga shtetasja K. Gj., 44 vjeçe aksidentoi një shtetas mashkull, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në vendngjarje, informoi policia e Vlorës.  

Aksidenti u shënua rreth orës 15:50. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës.