Aksident në autostradën Fier-Lushnje, përplasen 2 makina! Benz-i kthehet përmbys në rrugë, 4 të plagosur (VIDEO)

Një aksident mes 2 automjetesh ka shkaktuar 4 të plagosur në autostradën Fier-Lushnje. Një automjet tip Benz ML është përplasur me një automjet tip Opel u përplasën në kryqëzimin e Savrës. 

Për pasojë u plagosën drejtuesi i Benz-it dhe tre udhëtarë në mjetin Opel. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se automjeti tip Benz është kthyer përmbys nga përplasja.

Kryqëzimi i Savrës është ndër pikat e zeza për qarkullimin rrugor në Lushnje dhe ka pasur humbje jete në të shkuarën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/10/2022 23:45

    /Xnjd/,marka ka rendesi,sepse marka e modele te ndryshme kane peshe te ndryshme,konstruksion te ndryshem,e kombinuar kjo dhe me shpejtesine e faktore te tjere,ben diferencen ne pasojat e perplasjes deri dhe ne jete a vdekje.

    Përgjigju
  • Xnjd: 22/10/2022 08:46

    Perplasen dy vetura vemje. C'lidhje ka marka e mjetit?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur