Vlorë- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë.

Ngjarja u shënua pranë fshatit Panaja.

Gazetari Armand Xhelili informon se aksidenti, detajet e të cilit nuk dihen ende sepse janë ende në hetim paraprak, ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh dhe trafik të rënduar.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga radha kilometrike e mjeteve në autostradë. Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme për të vlerësuar dëmet dhe shkaqet.