Erling Haaland ka surprizuar fansat me një ndryshim të madh në pamje, duke i dhënë fund flokëve të gjatë biondë që prej vitesh ishin kthyer në një prej tipareve më dalluese të sulmuesit norvegjez. Pas transformimit që ka bërë xhiron e rrjetit qëndron një parukiere shqiptare që jeton dhe punon në Angli.

Ylli i Manchester Cityt ka vendosur të ndryshojë stil, duke zgjedhur një prerje dukshëm më të shkurtër. Transformimi i tij i fundit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Por ajo që e bën edhe më interesant ndryshimin është emri që fshihet pas tij. Bëhet fjalë për Juna Ademin, parukiere shqiptare e cila prej vitesh jeton dhe ushtron profesionin e saj në Angli.

Ademi shfaqet në videon e publikuar në kanalin e YouTube të Haaland, teksa realizon prerjen e re të flokëve për futbollistit norvegjez. Në pamje, ajo duket e buzëqeshur, por edhe disi e tensionuar, duke e pranuar vetë në video se ishte paksa “e stresuar” gjatë momentit.